Berlusconi, i gatshëm të shesë Milanin për 500 milionë euro
Milano, 31 tetor - Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, është i gatshëm tia shesë ekipin e Serie A emirit të Katarit, sheik Hamad bin Khalifa Al Thani. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport.
Sipas tyre, Berlusconi po e shet Milanin, pasi mendon se në këto momente nuk është personi i duhur për ta nxjerrë ekipin nga kriza financiare.
Në të vërtetë, gjatë javës së shkuar qe raportuar se Berlusconi po synon të shesë vetëm 30 për qind të aksioneve të klubit për investitorët e huaj. Por lëvizjet e fundit kanë bërë që ai të ndryshojë mendje tërësisht.
Berlusconi është i gatshëm ta shesë skuadrën e Milanit për 500 milionë euro, kurse këtë shumë mund ta paguajë sheiku Al Thani