08 Janar 2025

Berlusconi do ta shet Milanin

Milano, 20 janar - Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, më në fund ka pranuar se është duke menduar ta shesë klubin e tij, për shkak të humbjeve të mëdha.

Berlusconi është vënë nën presion nga tifozët e klubit për mungesën e aktivitetit në tregun e transferimeve dhe kriza financiare që ka prekur kompaninë e Berlusconit, Fininvest, duket se ka prekur edhe klubin që së fundmi pësoi humbje të rëndë nga Interi.

“Unë do ta shes Milanin. Do t’ua shesë klubin rusëve sipas të gjitha gjasave. Çdo vit gjeneroj humbje prej së paku 80-100 milionë euro”, theksoi Berlusconi.

Në garë për të blerë Milanin janë gjiganti rus i gazit, Gazprom dhe djali i mbretit të Bahreinit, që është një prej njerëzve më të pasur në botë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)