09 Janar 2025

Berisha refuzon të kthehet në kombëtare

Melbourn, 12 mars - Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, përmend shumë arsye që e bëjnë të refuzojë kthimin në Kombëtaren e Shqipërisë në futboll. Njëra prej arsyeve thotë të jetë ajo që kur ishte në krizë, kombëtarja nuk i qëndroi pranë.

Berisha po shkëlqen në Kampionatin e Australisë. Ai deri më tani ka shënuar 18 gola në 24 paraqitje për skuadrën Brisbane Roar. Golin e fundit e shënoi të dielën në barazimin 1:1 që Brisbane e arriti në shtëpi me Adelaide Unitedin.

Shkëlqimi i Berishës ka impresionuar edhe përzgjedhësin e ri të Shqipërisë, italianin Gianni de Biasi dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sipas raportimit të gazetave tiranase, De Biasi llogarit në shërbimet e Berishës për eliminatoret e botërorit "Brazili 2014".

Për shkak të largësisë së madhe, De Biasi dhe FSHF-ja kanë planifikuar të ftojnë Berishën vetëm atëherë kur në program janë nga dy ndeshje. Në raste të tilla udhëtimi i gjatë është vlerësuar se nuk do të jetë problem, pasi grumbullimet zgjatin rreth 10 ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)