11 Janar 2025

Berisha insiston për krijimin e ligës mbarëkombëtare

Tiranë, 7 janar - Kryeministri Sali Berisha, vazhdon të insistojë për krijimin e një Lige mbarëkombëtare të futbollit.

Këtë ai e shprehur përsëri në faqen e tij në rrjetin social Facebook ku shkruan: “Të dashur miq, idea e një Lige mbarëkombëtare të futbollit duket se është pritur me entuziazëm në tërësi, por në mënyrë të veçantë nga tifozat kuq e zi, si një akt tjetër në rrugën e bashkimit kombëtar.\"

Në të vërtetë janë tifozët e mrekullueshëm kuq e zi frymëzues të krijimit të Ligës mbarëkombëtare të futbollit shqiptar. Ata prej vitesh bashkuan entuziazmin mbarëkombëtar të futbollit shqiptar dhe u bënë si të thuash zgalemët e bashkimit kombëtar.

\"Me kujtohet një ditë ndeshjeje ndërkombëtare se si ata kishin “veshur” Tiranën kuq e zi. Një diplomat i huaj kurioz dhe disi i shqetësuar më pyeti se ç’po ndodhte kështu. Unë iu përgjigja shkurt: Shqiptarët po bashkohen, Tirana sot siç e shikon është e tyre dhe duket më e re dhe më e bukur se kurrë.”

“Më parë krijimi i Ligës mbarëkombëtare të futbollit nuk mund të pranohej kurrë nga pushtuesit dhe diktatura. Sot jemi të lirë dhe asgjë nuk mund të pengojë ekipet e qyteteve të trojeve etnike shqiptare të ndeshen njëri me tjetrin.\"

\"Ato nuk kanë nevojë të marrin leje për ndeshjet e tyre jo miqësore por vëllazerore për bashkimin e kombit, futbollit të tij. Në fillim Liga nuk do ndryshojë përfaqësimin ndërkombëtar të futbollit shqiptar por do t’i japë një hov të ri futbollit në trojet etnike shqiptare, talenteve dhe yjeve të futbollit shqiptar. Ne do ta krijojme atë!\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)