Berbatov do të nënshkruajë me Violan

Romë, 29 gusht - Fiorentina raportohet se është afër për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.
Corriere dello Sport shkruan se vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur të qartësohen, me Berbatov që pritet të takohet sot me zyrtarët e Violas.
United raportohet se e ka pranuar ofertën prej 5 milionë paund të Fiorentinës.
Berbatov, i cili do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, pritet ta kompletojë lëvizjen e tij në kohë, për të bërë debutimin në ndeshjen e fundjavës kundër Napolit.