28 Dhjetor 2024

Beqiri konfirmoi fuqinë, Vllasaliu fatkeqësisht u lëndua

Shkruar nga Agim Tahiraj

Sportet luftarake si gjithnjë sjellin suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar. Kick-boksieri Shemsi Beqiri tregoi vlerat e tij dhe arriti qëllimin, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë e mesme.

Ai ishte më i mirë se holandezi William Dindier dhe kjo fitore i gëzoi pamasë dashamirët më të flaktë të këtij sporti kudo që janë shqiptar.

Pa dyshim se është pritur Beqiri të fitoi, ku edhe ka treguar shkathtësitë e tija dhe i ka pas vetes titujt, por konfirmoi edhe një herë se është më i miri dhe me plotë meritë triumfoi.

Ai e mbrojti titullin, duke dëshmuar se ka punuar vazhdimisht dhe kjo edhe u shpërblye me suksese. Më herët e kemi parë edhe punën që ka bërë në seminarin që mbajti pikërisht në klubin tonë dhe aty shihej vlerat që posedon Beqiri.

Andaj shpresoj se dhe do e mbaj edhe një kohë të gjatë titullin dhe është edhe një udhërrëfyes se si luftohet e fitohet.

Sa i përket Ridvan Vllasaliut, siç thuhet në zhargonin sportiv nuk ka qenë dita e tij. Përndryshe Ridvani ka një zemër luftëtari, e çka është kryesorja ka vetëbesimin e madh dhe është zemër luani, mirëpo çfarë të bësh lëndimet ndodhin dhe çdo kund, në çdo sport.

Lëndimet janë pjesë e sportit dhe ndodhin ato edhe kur më së paku e pret, por shpresoj se ai shumë shpejt do të luftoj për titullin e botës.

Mendoj se do ta fitojë titullin në të ardhmen dhe do të jetë kampion bote. Për Ridvanin deshëm apo nuk deshëm vërtetë ka qenë një përvojë e mirë dhe shpresojmë se nga kjo do të merr edhe një vullnet shtesë për punë. Besoj se që nga tani do të filloj të punoj, të stërvit edhe me shumë që të jetë ai që pretendon titullin e botës.

Në anën tjetër suksesi i Beqirit pa dyshim se është i madh dhe që gëzon të gjithë, sidomos është inspirues edhe për vet ne që të punojmë edhe më shumë.

Çdo sportist i yni, pra shqiptar në çdo fitore do të jetë e arritur për të gjithë, besoj se është edhe një motiv shtesë për punën e sportistëve tanë. Prandaj, të gjithë duhet t’i rrekemi punës, se pa punë nuk ka edhe suksese.

Sugjerimi im është që t’i kushtohet rëndësi shumë sporteve luftarake, sepse këtu kemi shumë sukses.

Kemi një gjeneratë të re e premtuese e cila në të ardhmen mund të na sjell dhe shumë trofe nga garat ndërkombëtare. Suksesi i Beqirit është një tregues i mirë se jemi në rrugën e shkëlqyeshme dhe viti 2016 mund të na sjell suksese e suksese jo vetëm në sporte luftarake.

Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)