Beqiraj, golashënuesi më i mirë në Kroaci
Zagreb, 8 maj - Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj është kujdesur vetë për dhuratë për ditëlindjen e 24-t.
Beqiraj të shtunën festoi ditëlindjen, ndërsa vetes i bëri dhuratë duke shënuar dy gola dhe duke iu afruar shumë pranë çmimit të golashënuesit më të mirë të kampionatit të Kroacisë.
Skuadra e Beqirajt, Dinamo, fitoi me rezultatin 3:0 në derbin lokal kundër Zagrebit, që luajti si vendas.
Ndeshja e së shtunës i takonte xhiros së parafundit (29) të kampionatit të Kroacisë në futboll. Beqiraj shkëlqeu në këtë ndeshje.
Ai në minutën e 18 shënoi nga pika e bardhë për epërsinë prej 1:0. Penalltinë e siguroi vetë. Në minutën e 54-t, futbollisti pejan shënoi sërish, për rezultatin 2:0.