Benzema vazhdon kontratën me Real Madridin
Madrid, 21 shtator - Stafi udhëheqës i gjigantit të futbollit Real Madrid ka vazhduar kontratën me sulmuesin francez Karim Benzema deri në vitin 2021.
Në deklaratën me shkrim të klubit madrilien theksohet se Benzema në “Santiago Bernabeu“ do të mbetet deri në vitin 2021, dhe se janë të kënaqur me vazhdimin e kontratës.
Më parë Real Madrid vazhdoi kontratën me Isco, Marcelo dhe Dani Carvalho.
Benzema në Real mbërrit në vitin 2009 për 35 milion euro nga Lyoni, kurse në 371 ndeshje për "klubin mbretëror" ka shënuar 181 gola.