01 Janar 2025

Benzema rrezikon dënimin me burg

Paris, 5 nëntor - Media franceze ndez alarmin. Benzema rrezikon të jetë i pandehur në çështjen e shantazhit ndaj Mathieu Valbuenas për një video erotike.

Benzema, që shumë shpejt do të dalë përpara gjykatësit në lidhje me këtë çështje, e kaloi natën në qelitë e paraburgimit në Versajë.

Në orët e fundit, Benzema u mor në pyetje në lidhje me një diskutim, që ai pati me Valbuenën gjatë një seance stërvitore me skuadrën përfaqësuese, ku në qendër të tij ishte videoja e marrë nga telefoni i mesfushorit të Lionit, nga 3 persona që i kërkonin 150 mijë euro për të mos e publikuar atë.

Ajo që kërkonin të dinin hetuesit ishte, nëse Benzema e këshilloi shokun e tij të skuadrës për të paguar shifrën e kërkuar. Nëse ai e ka bërë një gjë të tillë, atëherë ai do të konsiderohet si bashkëpunëtor dhe hetuesit do të kenë në dorë shumë elementë për të zgjatur dëshminë e tij në gjykatë.

Madje, “Le Parisien” arrin deri aty sa të theksojsë se, Benzema është i përfshirë më shumë në këtë çështje, nga sa deklaruan përfaqësuesit e tij.

Nëse vërtetohet që Benzema është bashkëpunëtor në këtë shantazh ndaj Valbuenës, atëherë ai rrezikon të dënohet me 7 vite burg dhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)