Benzema: Mund të luaj bashkë me Higuain
Madrid, 20 tetor - Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka deklaruar se ai mund të luajë bashkë me Gonzalo Higuain pa ndonjë problem të madh si partner në sulmin madrilen.
Higuain është sulmues i madh dhe ne mund të luajmë bashkë në sulm. Nuk ekziston absolutisht asnjë problem mes nesh. Ne duam ti ndihmojmë klubit.
Është normale që kemi konkurrencë në klub, por e shohim si diçka që na jep besim të gjithëve. Higuain shënoi nga tri gola për ne radhazi dhe ne kemi konkurrencë të fortë njëri me tjetrin, ka deklaruar francezi.