Benitez largohet zyrtarisht nga Liverpool
Liverpool, 4 qershor - Tekniku spanjoll, Rafael Benitez ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Liverpool, duke i ndezur driten jeshile bashkimit me Interin.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e internetit, skuadra nga qyteti-port i Anglisë ka bërë me dije se Benitez nuk është më trajner.
Tashmë Massimo Moratti e ka rrugën e shtruar për të emëruar një tjetër emër të madh në krye të pankinës së Interit që sezonin e ardhshëm duhet të mbrojë tre titujt e fituar në një vit kur arriti të ngjitet në majën e Europës.