Benitez: Inter do të shkruajë historinë
Milano, 19 dhjetor - Në prag të finales së Botërorit të Klubeve, ku Interi do të luajë me Mazemben, trajneri Rafa Benitez ka vlerësuar kundërshtarët.
Ai deklaroi: Ata kanë një skuadër mjaft të fortë fizikisht dhe me elementë cilësorë.
Benitez kërkon ta mbyllë vitin 2010 me fitore dhe me trofeun e dytë pas Superkupës së Italisë.
Më tej, drejtuesi i stolit zikaltër tha: Duhet të jemi maksimalisht të përqendruar. Kjo është një sfidë e rëndësishme, historike për Interin dhe për futbollin në përgjithësi.
Tekniku ka shprehur edhe keqardhje për mungesën e Uesli Shnajder në finale.