Benik Afobe i gatshëm për huazim
Londër, 24 korrik - Sulmuesi premtues i Arsenalit, Benik Afobe, është i gatshëm që të shkojë sërish si huazim te ndonjë klub në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë.
19-vjeçari ishte i huazuar te Readingu në fund të sezonit të kaluar, ndërsa planifikon që edhe këtë vit të shkojë te ndonjë skuadër tjetër.
Nëse shefi dëshiron të më huazojë për gjashtë muaj apo për gjithë sezonin, atëherë unë do ta pranoja me kënaqësi këtë mundësi, sepse qëndrimi te Readingu në sezonin e kaluar ishte shumë i dobishëm për mua.
Megjithatë, qëllimi im kryesor gjithmonë ka qenë dhe do të jetë që të luaj për Arsenalin, ka theksuar Afobe për Sky Sports.