Benfica refuzon përsëri ofertën e Chelseat për Luiz

Londër, 21 janar - Raportohet se Benfica ka refuzuar edhe ofertën e tretë nga Chelsea për lojtarin e saj, David Luiz.
Oferta e Chelseat për lojtarin ishte tejet e lartë, prej 26 milion euro por pavarësisht kësaj Benfica kërkon 30 milion euro.
The Mirror tani raporton se oferta e Cheseat është refuzuar, por në dy ditët e ardhshme marrëveshja për transferimin e lojtarit mund të kompletohet nëse klubi Anglez ofron 28 milion euro.
Nëse Luiz do të transferohet te Chelsea në merkaton aktuale ai nuk do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.