Benfica dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Ramires
Londër, 5 gusht - Benfica ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit Ramires në Stamford Bridge për 22 milionë euro.
Porsa të arrihet marrëveshja personale e lojtarit me Blutë dhe pasi të kryhen ekzaminimet mjekësore, braziliani do të jetë përfundimisht lojtar i Chelseat.
Kampioni i Anglisë ka qenë në bisedime gjatë gjithë këtij afati kalimtar me Benfican dhe lojtarin, por ditët e fundit pati përparim të dukshëm në negociata, ashtu që kompletimi i transferimit pritet të ndodhë pa përfunduar kjo javë.