Bekenbauer largohet nga FIFA
Paris, 12 nëntor - Legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer deklaroi se nuk dëshiron të jetë me pjesë e komitetit ekzekutiv të federatës botërore të futbollit, FIFA.
Ish fituesi i titullit të kampionit botëror si kapiten i kombëtares së Gjermanisë sqaroi se nuk do të marrë pjesë në punimet e FIFA-s në vitin 2011.
Bekenbauer tha se tërhiqet për arsye personale dhe familjare.