Behrami: Zvicra ma ka ndryshuar jetën
Bernë, 11 shtator - Valon Behrami thotë se Zvicra ia ka ndryshuar jetën atij dhe familjes së tij dhe se këmbët dhe trupi i tij do të japin gjithçka për këtë vend.
Unë jam futbollist që i përkas përfaqësueses së Zvicrës, kjo është e qartë. Unë do të jetoj në Zvicër edhe pas karrierës, familja ime është rritur këtu. Jam shqiptar me origjinë, por Zvicrës i takoj, ka thënë Behrami për Tdg.ch.
Unë nuk i harroj të mirat e këtij vendi. Do të thosha se zemra ime i përket përgjysmë Zvicrës dhe Shqipërisë. Por, këmbët e mia, trupi dhe forca, gjithmonë do të japin gjithçka për Zvicrën. Nga ky shtet kam përfituar shumë.
Vendimi për të luajtur për Zvicrën ka qenë i thjeshtë: Zvicra e ka ndryshuar jetën time dhe të familjes. Kjo zgjedhje ka qenë logjike, ka shtuar mesfushori.
Takimi i sotëm mes Shqipërisë dhe Zvicrës do të zhvillohet në orën 20:30 në Luzern.