Behrami arrin marrëveshjen me klubin e Udineses
Romë, 17 gusht - Valon Behrami do të rikthehet të vijojë karrierën e tij në Serinë A italiane.
Mesfushori kosovar, që luan për kombëtaren e Zvicrës, ka arritur marrëveshjen me klubin e Udineses, por ende nuk janë bërë të ditura detaje të kontratës.
Behrami ka kaluar disa vite të karrierës së tij në Itali, në klube si Napoli, Genoa, Fiorentina e Lazio, ndërsa tre sezonet e fundit ka luajtur me Hamburgun dhe ëatfordin.
Behrami u kërkua me ngulm edhe nga trajneri i Sionit, Tramezzani, por në fund zgjodhi të rikthehet sërish në Itali.