Beckhamit i ulet në tre milionë dollarë paga
Londër, 9 tetor - Ylli i futbollit David Beckham ka pranuar ulje të pagës në 3 milionë dollarë pasi përfitimet e kompanisë së tij kanë pësuar rënie.
Shifrat e reja nga Footwork Productions tregojnë se ka pasur rënie të fitimeve nga 23.2 milionë në vitin 2005, deri në 17.1 milionë këtë vit.
Ylli i Los Angeles Galaxy i ka paguar vetes pagë prej 16.2 milionë paund në vitin 2009, por për shkak të rënies së fitimeve, ai ka marrë vetëm 13.5 milionë këtë vit, sipas dokumenteve të siguruara nga e përditshmja britanike Daily Mirror.
Por, pavarësisht rënies në vlerë të 37.5 milionë paund, pasuria e Beckham ende vlerësohet në rreth 150 milionë dollarë.