Beckham: Rrogën te PSG-ja do ta jap për bamirësi
Paris, 1 shkurt - David Beckham ka lënë pa fjalë të gjithë në momentin kur është prezantuar si futbollisti i ri i PSG-së, duke bërë të qartë se ka pranuar ofertën e parizienëve për faktin se do të japë për bamirësi të gjithë rrogën që do të përfitojë në këto 5 muaj.
Ndonëse shifrat e akordit financiar mes palëve nuk janë bërë të ditura, mendohet se futbollisti anglez do të përfitojë rreth 3 milionë paund për këto 5 muaj, para të cilat do shkojnë për bamirësi në një fondacion për fëmijët në Paris.
Për mua, gjithmonë futbolli ka qenë në plan të parë. Një nga arsyet pse desha të vija në Paris është shumë e veçantë. Ne kemi vendosur që rroga ime të shkojë për një fondacion bamirësie për fëmijët në Paris dhe kjo është një nga gjërat për të cilat jam krenar që mund të bëj.
\"Nuk jam i sigurt nëse një gjë e tillë është bërë më parë, por jam shumë i gëzuar për këtë gjë, tha futbollisti anglez gjatë prezantimit të tij. Anglez ka pranuar se fama e tij ndërkombëtare e ka bërë një yll dhe i ka krijuar mundësi të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij të suksesshme.
Unë jam një person shumë me fat. Jam 37- vjeç dhe kam marrë shumë oferta. Kam marrë më shumë oferta tani sesa kam marrë gjatë të gjithë karrierës, ndaj jam shumë i nderuar për këtë vlerësim.\"
\"Në fund zgjodha Parisin pasi e shoh se çfarë po mundohet të bëjë ky klub dhe po shoh lojtarët që mundohen të zhvillojnë dhe ku do të jenë pas 15-20 vitesh, tha ai gjatë konferencës së parë për shtyp, ku përkrah tij ishte edhe presidenti i klubit, Naser Al-Khelaifi.