Beckham në janar mund të kalojë tek PSG
Manchester, 30 shtator - Ish mesfushori i njohur i Manchester United, David Beckham ka gjasa të mira që gjatë merkatos së Janarit të transferohet te kryeqyteti francez, te klubi PSG.
Drejtori sportiv i PSG, braziliani Leonardo ka kontaktuar me Beckham gjatë kësaj vere për t′i propozuar atij një transferim në Francë që mund të bëhet gjatë këtij Janari.
Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, mesfushori aktual i La Galazy ka qenë shumë i lumtur nga interesimi i PSG dhe ka thënë se do të konsideroj transferimin e tij te ky klub.