Beckham në Francë për të firmosur me PSG-në

Paris, 31 janar - Paris Saint-Germain (PSG) po përgatit një ofertë për ish-mesfushorin e Anglisë, David Beckham, teksa futbollisti ka mbërritur në kryeqytetin francez për të nisur bisedimet.
Mesfushori 37-vjeçar ka mbetur pa skuadër për momentin, që kur u largua nga LA Galaxy në dhjetor të vitit 2012 dhe për momentin po stërvitet me skuadrën e Arsenalit.
Beckham ka qenë i lidhur edhe me skuadra si Milan apo Monaco, por duket se tashmë ai do të mund të vazhdojë karrierën e tij tek parizienët.
Ai ka qenë gjithashtu shumë pranë kalimit tek klubi i PSG-së një vit më parë, por kjo lëvizje nuk u konkretizua kurrë. PSG ka njoftuar se do të mbajë një komunikatë për mediat në orën 17:00.
Aty pritet që të zyrtarizohet edhe nenshkrimi me ish-mesfushorin e Manchester United.