14 Maj 2024

Beckham, lojtari më i paguar i Tottenhamit

Londër, 3 janar - Tottenhami do ta bëjë David Beckhamin lojtarin më të paguar në radhët e tij gjatë shfrytëzimit tremujor të shërbimeve të tij nga LA Galaxy.

Beckham për tre muaj do të fitojë 1.5 milionë sterlina, përkatësisht 120 mijë sterlina në javë, që është kontrata më e mirë nga të gjithë futbollistët që gjenden në White Hart Lane, shkruajnë mediat angleze.

Por, njeriu i parë i Tottenhamit, Daniel Levy, konsideron se Beckhami do t`i kushtojë klubit vetëm gjysmë milion sterlina, pasi pjesa tjetër prej një milion sterlina do të sigurohet nga shitja e fanellave të lojtarit dhe aktiviteteve të tjera të marketingut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)