Beckham kërkon klub të lirë për tu transferuar
Londër, 21 dhjetor - Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, ka pranuar se është në kërkim të një klubi të ri për tu transferuar si huazim në mënyrë që ta rigjejë formën dhe të ri-ftohet në kombëtaren angleze.
Unë nuk do të kthehem te Milani, pasi që këtë herë është e pamundur të bëj një gjë të tillë për një kohë aq të shkurtër në një skuadër që tani është më serioze se më parë. Por, unë do të shkoj diku tjetër për të mbajtur veten në formë me mundësinë për të marrë ftesën nga Anglia përsëri.
Më mungon Liga Premier, pasi që nuk kam luajtur që prej më se tetë vite. Është kampionat i mrekullueshëm dhe një prej më kompetitivët në botë. Ndoshta një ditë mund të rikthehem, por vetëm në fanellën e Manchester United. Unë nuk po kërkoj një gjë të tillë, por do të presim dhe të shohim, deklaroi Beckham.