Beckham, futbollisti më i pasuri në Angli
Londër, 8 tetor - David Beckham vazhdon të mbajë fronin e futbollistit më të pasur të Anglisë edhe pse karriera e tij futbollistike ëshë në perëndim.
Sipas revistës FourFourTwo, mesfushori i Los Angeles Galaxy ka rreth 60 milionë sterlina diferencë nga Michael Owen. Gjithsesi, David duhet tia dijë për nder edhe bashkeshortes Victoria, e cila kontribuon me linjën e modës.
100 milionët e këtij viti kanë një rënie krahasuar me një vit më parë kur ata numëronin 25 milionë më shumë.
Ndërkohë, Owen është i dyti në listë me 40 milionë. Vendin e tretë e mban një tjetër lojtar i Manchester United, Rio Ferdinand. Hegjemoninë e United e thyen Sol Campbell i Newcastle me 31 milionë, i ndjekur nga Ryan Giggs.
Surpriza vjen nga vendi i gjashtë ku ndodhet Wayne Rooney me 25 milionë, ndersa 3 milionë më pak numërojnë Steven Gerrard dhe Frank Lampard.