Beckham afër kalimit në Paris Saint German
Paris, 6 tetor - Sipas njoftimeve të gazetës La Parisien, udhëheqja e klubit të kryeqytetit PSG, e pasuruar me miliona të arabëve, është e gatshme ti ofrojë David Beckhamit një kontratë të majme, në mënyrë që ai pas përfundimit të edicionit të kampionatit të SHBA-së në muajin nëntor ta transferojë në Paris.
Për yllin 36-vjeçar anglez është nxehur drejtori sportiv i PSG-së, braziliani leonardo, i cili ëshë i gatshëm ti ofrojë Beckhamit rrogë prej 4 milionë eurove, në çmënyrë ai do të behjj ndër lojtarët më të paguar të ekipit parisien dhe do ti bashkohej argjentinasit Javier Pastore, i cili gjatë verës u transferua nga Palermo për 39 milionë euro. Për kalim në paris flitet të jetë pajtuar edhe nëna e fëmijëve të tij, Victoria Beckham.
Për Davidin dyert janë gjithnjë të hapura. Ai është më shumë se një futbollist, është bredn, yll popullor. Ai është gjithnjë në planet e mia. I respekton rregullat, di të të dëgjojë dhe dëshiron ti ndihmojë ekipit. Për këtë arsye, sipas meje, ai është shembull i vërtetë."
"Me të kam bashkëpunuar edhe më parë dhe për këtë arsye flas në superlativ për të, tha Leonardo, që drejtoi Milanin në kohën kur Beckham luajti për kampionin italian.