28 Prill 2024

Beckham, 900 stërlina në minutë tek Tottenham

Tottenham, 10 janar - 900 stërlina në minutë, përfshirë të drejtat e imazhit dhe paga, kjo është shifra, sipas mediave britanike, që do të marrë David Beckham për 8 javë që do të kalojë tek skuadra e Tottenham.

Pritet që skuadra e drejtuar nga Henri Redknap të zyrtarizojë këtë blerje brenda kësaj fundjave dhe të ketë në gatishmëri lojtarin për ndeshjen e së dielës në FA Cup përball Carltonit.

Të njëjtën shifër pritet të fitojë edhe ekipi i White Hart Lane, sipas parashikimeve, vetëm nga fanellat që do të shesë, fitimet do të arrijnë shifrën e 2 milionë stërlinave.

Skuadra amerikane që ka kartonin e Beckham-it, LA Galaxy, duke kujtuar problemet që pati vitin e shkuar te Milani ku u dëmtua e qëndroi jashtë për 6 muaj, ka kërkuar edhe një siguracion të posaçëm për të për dëmtimet e mundshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)