Beckam, rikthehet në fund të vitit
Londër, 28 prill - Mesfushori anglez David Beckam po e vuan në masë të madhe lëndimin e pësuar në mes të muajit mars.
Anëtari i Los Angeles Galaxy, I huazuar te Milani ka humbur të gjitha gjasat për paraqitje në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.
Mjekët që po merren me rikuperimin e lëndimit të tij, kanë bërë të ditur që rikthimi I tij në fushën e blertë nuk do të ndodhë të paktën edhe 7 muaj.
\"Është një lloj lëndimi që do të marrë kohë të gjatë për tu shëruar. Kanë kaluar vetëm 6 javë nga operimi dhe ka 10 ditë që kam filluar terapinë\", deklaroi legjenda e Manchester Junajted.
34 vjecari tifoz I flaktë I djajvë të kuq, është duke e përcjellur me vëmendje te lartë luftën e rreptë për titullin e kampionit në Angli.
Ai është optimist se Manchester United, këtë vit do të thejë record të titujve në Premiership.