Bayernit, 350 milionë euro të ardhura në sezonin e kaluar
Munchen, 3 dhjetor - Bayern Muncheni nuk mund të lavdërohet me të arriturat e sivjetme në sezonin e Bundesligës, pasi gjendet në vendin e pestë por me 14 pikë më pak se sa Borussia Dortmundi.
Por, te Bayerni mund ti fërkojnë duart pasi kanë fituar maksimalisht në sezonin e kaluar duke fituar Bundesligën dhe DFB Pokal kupën, kurse kanë luajtur edhe në finalen e Ligës së Kampioneve duke u mposhtur nga Interi.
Në fakt, ata në sezoni e kaluar kanë realizuar të hyra të përgjithshme prej 350 milionë euro, kurse fitimi neto është rreth tre milionë euro.
ayerni është shoqëria më e madhe sportive në Gjermani, kurse shumica e parave janë harxhuar në pagesën ndaj futbollistëve ose rreth 165 milionë euro.
Por një pjesë e parave janë harxhuar edhe në basketboll duke synuar sivjet Euroligën.