11 Janar 2025

Bayerni shpërndan 4 milionë euro premio për lojtarët

Munich, 18 prill - Bayerni luan për qejf tashmë në Bundesligë, ose më saktë për të thelluar rekordet e tij këtë sezon. Titulli kampion është siguruar matematikisht, por skuadra vijon të fitojë e të shënojë suksese të reja dhe suksesi paguhet.

Gjigantët bavarezë kanë ditur si ta menaxhojnë buxhetin dhe të motivojnë lojtarët për të bërë që ata t’i japin klubit tituj.

Me trajner Jap Hejnkes dhe një super-skuadër në përbërje, bavarezët arritën të kualifikoheshin në gjysmëfinale të Champions-it dhe njëkohësisht fituan titullin kampion që në javën e 28-të, duke shkruar historinë në Bundesligë.

Por, çdo mundim e ka një shpërblim. Teksa Bayerni i Munihut arkëtoi nga UEFA afërsisht 50 milionë euro këtë sezon dhe pritet që bonuset të shtohen me kalimin në finale, drejtuesit bavarezë nuk janë treguar egoistë për t’i mbajtur vetë të gjitha paratë.

Edhe pse yjet e Bayernit kanë rroga të kënaqshme, nga të cilat më e larta është ajo e Riberi (10 milionë euro në sezon), krerët kanë menduar që lojtarët të marrin premio dhe bonuse.

Lind pyetja, pse? Një prej analistëve financiarë të “Bild” shpjegon: “Bayerni është një klub serioz, ndaj çdo lojtar i ka të shkruar në kontratë bonuset dhe premiot. Veç të tjerash, bavarezët e kanë pasur në ideologjinë e tyre këtë strategji.

Teorikisht lojtarëve nuk mund t’u interesojë pagesa ekstra, por praktikisht ata nuk i refuzojnë dhuratat”. Ndërkohë, kujtojmë që deri në gjysmëfinale Bayerni ka ofruar 3 milionë euro për kalimin në çerekfinale: 40 mijë euro për kokë për kalimin në 1/8-at dhe 50 mijë euro për kokë për kualifikimin në çerekfinale.

Gjithashtu, për “kokën” e Juventus u dhanë 2 milionë euro, 100 mijë euro për kokë, ndërsa për kalimin në finale dhe fitoren e Kupës së Gjermanisë ende nuk është zbuluar shifra. Por “Bild” ka zbuluar se “banka” bavareze u ka dhënë për lojtarët 4 milionë euro premio për titullin. Dy kapitenët Lahm dhe Shvajnshtajger kanë qenë përgjegjësit.

Siç bëhet e ditur çdo titullar ka marrë 200 mijë euro për kokë, ndërsa lojtarët e stolit janë paguar në bazë të aktivizimeve. Bayerni mbetet klubi që ka siguruar më shumë para këtë sezon. Shifrat janë bërë publike dhe nga organizmat ndërkombëtare dhe ka prej disa vitesh që klubi bavarez është shndërruar në një makineri që vetëm siguron para.

Duket si një arkë e madhe që investon, por më së shumti përfiton. Ka mbledhur një kasto lojtarësh të mrekullueshëm, iu ndërthuren elementët cilësorë që bëjnë diferencë dhe që kanë përvojë, por edhe elementë të tjerë të talentuar si Xherdan Shaqiri,q ë po tregojnë se janë jo më kot pjesë e Bayernit të Munihut dhe kanë kontribut në skuadër, duke marrë vlerësime.

Nga premtoja fantastike që do të përfitojnë futbollistët do të fitojë dhe Shaqiri ynë, lojtari shqiptar me vlerën më të madhe të kartonit në klubet europiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)