Bayerni, rekord të fitimit vjetor
Munchen, 11 gusht - Bayerni i Munichut pritet që në mënyrë mjaft relaksuese ta tejkalojë rekordin për fitimin më të madh vjetor të klubit, me të ardhura të regjistruara prej 350 milionë eurosh për vitin fiskal 2009-2010.
Ne ende po punojmë në gjendjen financiare. Por, unë mund të them se, për herë të parë, ne e kemi thyer barrierën prej 300 milionë euro. Ne jemi duke llogaritur fitimet e konsoliduara të Allianz Arenas, të cilat do të jenë rreth 350 milionë euro, theksoi Karl-Heinz Rummenigge i cili u shpreh i kënaqur që Bayerni nuk ka qenë i përfshirë në krizën financiare.
Sipas deklaratës së drejtorit të Bayernit, Rummenigge, Bayerni pritet të jetë një nga skuadrat më profitabile për sezonin 2009-2010, me vetëm Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Barcelonën që pritet ta tejkalojnë fitimin e Bayernit.