Bayerni refuzoi 80 milionë euro për Ribery
Munich, 5 shtator - Gjatë afatit të transferimeve verore i cili sapo përfundoi përveq që kishte lëvizje të shumta të lojtarëve të klasit botëror nëpër klube të ndryshme kishte edhe klube të cilat rëfuzuan oferta marramendëse për yjet e skuadrës së tyre dhe njëri ndër ta ishte edhe klubi bavarez Bayern Munich.
Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness tha se ai gjatë kësaj vere kishte refuzuar një ofertë e cila kapte shifrën prej 80 milionë euro për asin francez Franck Ribery (28).
Hoeness nuk bëri të ditur klubin i cili kishte bërë këtë ofertë por besohet që ishte klubi rus Anzhi të cilët arritën ti sigurojnë shërbimet e yllit të Interit, Samuel Etoo ndërsa kishin në shënjestër shumë emra të mëdhënjë ndër ta edhe Ribery.