23 Dhjetor 2024

Bayerni ofron 40 milionë euro për Hudson Odoi

Mynih, 9 janar - Bayerni i Mynihut kërkon të rrëmbejë talentin anglez të Chelseat, Callum Hudson-Odoi dhe pasi mori një refuzim të prerë për ofertën prej 30 milionë eurosh, ka vendosur të shtojë shumën e ofruar në këmbim të kartonit të tij.

Talenti 19-vjeçar i bluve të Londrës spikati gjatë përgatitjeve verore, por gjatë fazës së parë të sezonit ka luajtur vetëm 7 ndeshje gjithsej në skuadrën e Sarrit dhe për rrjedhojë ka vendosur të mos rinovojë kontratën e cila i përfundon në qershor të vitit 2020.

Skuadra gjermane ka çuar në 40 milionë ofertën ndaj londinezëve, për të marrë menjëherë futbollistin në Mynih, por drejtuesit e Chelseat besojnë ende te rinovimi i futbollistit dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej tij.

Kjo u pa qartë edhe nga deklarata e trajnerit Sarri në konferencën për shtyp të ditës së djeshme, ku theksoi se futbollisti po punon shumë mirë dhe se duhet të mbetet në Londër dhe në Angli, ku e pret një e ardhme e ndritur.

“Mendoj se ai duhet të qëndrojë në Londër. Po rritet shumë dhe e pret një e ardhme e ndritur, si te Chelsea, ashtu edhe te kombëtarja angleze, ndaj nuk ka pse të transferohet në Gjermani”, tha Sarri.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)