Bayerni nuk do të shesë asnjë lojtar
Munich, 4 maj - Larg duart nga Roben dhe gjithë yjet e Bayernit. Paralajmërimi i Karl-Heinze Rummenigges është i qartë.
Zv.presidenti i Bayernit ka reaguar më në fund duke hedhur poshtë spekulimet se mesfushori sulmues holandez nuk do të rinovojë në Alianc-Arena, dhe pritet të largohet nga Munichu që në afatin kalimtar të verës.
Për krahun e djathtë të Uli Hoennesit, jo vetëm që Arjen nuk do të largohet këtë verë, por firma e tij në kontratën e re është vetëm çështje orësh.
Rummenigge nga ana tjetër qetëson tifozët e rekordmenëve gjermanë, se në verë jo vetëm që nuk do të largohet asnjë yll, por pritet të afrohen të tjerë, për ta shndërruar klubin gjerman në një superfuqi.