Bayerni konfirmon largimin e Kloses
Munich, 7 qershor - Bayerni Munich ka konfirmuar se sulmuesi Miroslav Klose do të largohet nga Bavarezët gjatë kësaj vere.
Bisedimet tona me Miroslav Klosen nuk kanë shkuar në mënyrë pozitive. Ne ishim të lumtur kur ai ka thënë se do të qëndroj por kur erdhi koha për të biseduar rreth kontratës së re atëherë ne nuk arritëm një marrëveshje, tha Karl-Heinz Rumenigge.
Bayern Munich i uron Miroslav Kloses dhe familjes së tij një të ardhme shumë të mirë dhe ne e falënderojmë lojtarin për gjithë atë që ka bërë gjatë këtyre viteve me ne.