Bayerni kërkon Iker Cassilas dhe Handanovic
Munich, 6 prill - Bayern në verë do të ketë një problem me portën. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për gjigantin Manuel Neuer, i cili i ka salduar duart në shtyllat e portës së bavarezëve edhe për disa vite të tjera, por për zëvendësuesin e tij.
Tom Starke do ti japë fund karrierës, kurse Sven Ulreich është raportuar se kërkon të riprovojë veten diku tjetër si titullar. Kështu, gazeta TZ ka renditur dhjetë kandidatë për këtë rol, duke iu referuar merkatos së verës.
Surpriza është emri i tretë i përmendur në listë, pikërisht legjenda Iker Casillas, i cili luan te FC Porto. Ish-gardianit të Real Madrid-it i përfundon kontrata në verë dhe deri tani ai nuk ka rinovuar me klubin portugez. 35-vjeçari po luan në nivelet më të larta dhe do të ishte një thesar i vërtetë për Bayern-in. Pyetja është vetëm një: a do të pranonte spanjolli numrin 2 në Mynih, duke qenë hija e portierit më të mirë në botë?
Ndërkohë, kandidatët e tjerë janë: René Adler (Hamburger SV), Guillermo Ochoa (Granada), Víctor Valdés (Middlesbrough), Sergio Romero (Man. United), Diego Benaglio (Wolfsburg), Maarten Stekelenburg (Everton), Steve Mandanda (C. Palace), Samir Handanovic (Inter) dhe Ron-Robert Zieler (Leicester City).