Bayerni kërkon Cavanin

Munich, 16 shkurt - Sipas webfaqes Fichajes.com, Bayern Munich përveç sulmuesit të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski është i interesuar edhe për yllin e Napolit, Edinson Cavani.
Pavarësisht konkurrencës nga Manchester City dhe Real Madrid për uruguaianin dhe Manchester Unitedit për polakun, skuadra e ardhshme e Pep Guardiolës synon ti sjellë ata në dy në Allianz Arena gjatë afatit kalimtar të verës.
Krejt kjo duke marr parasysh largimin e mundshëm nga ekipi të deri vonë, sulmuesit kryesor, Mario Gomez i cili ka humbur statusin e titullarit nga Mario Mandzukic.