Bayerni i kënaqur me blerjet e reja
Munich, 10 tetor - Karl-Heinz Rummenigge renditet në njerëzit më të pushtetshëm të futbollit jo vetëm në Gjermani, por edhe më gjerë.
Drejtori i përgjithshëm i Bayernit të Munichut, gjatë një interviste për revistën javore Kicker, ka analizuar transferimet e verës dhe është ndalur me hollësi te Manxhukiq, Dante dhe Martinez.
Javi Martinez është një superlojtar. Ai i ri përshtat skuadrës sonë, si nga ana sportive dhe nga karakteri. E dija që do të hiqte vetë dorë nga një shumë parash për të ardhur në Munich, tha Rummenigge, duke folur për Danten dhe Manxhukiq Dante është një nga mbrojtësit më të mirë. I saktë, preciz, i fortë fizikisht dhe një mbrojtës me ambicie që është i fokusuar vetëm te puna.
Më kujtohet që në kohën kur po jepte firmën në kontratë më tha Ju nuk do të pendoheni për këtë transferim! E vetmja gjë që i mungon është eksperienca, të cilën do e fitojë shumë shpejt. Kurse Mario Manxhukiqin e kam studiuar gjatë.\"
\"Më pëlqen shumë prezenca e tij fizike. Më kujton Diter Hoenessin dhe Luca Tonin. Donim një sulmues, që të shkakton dhimbje. Dhe me të vërtetë është vrasës i kundërshtarëve, nënvizoi presidenti i ECA-s (Shoqatës së klubeve), Rummenigge.