11 Janar 2025

Bayerni dhe Malaga shkojnë në çerekfinale

Munich, 14 mars - Futbollistët e Arsenalit të Londrës ishin shumë afër befasisë së madhe që të eliminojnë favoritin e madh Bayernin e Munchenit sonte në Alianz Arena.

Ata ia dolën që të shënojnë dy herë dhe sikur deri në fund të ndeshjes së shënonin edhe golin e tretë, Bayerni do të përshëndetej nga Liga e Kampionëve, garë në të cilën gjermanët sivjet konsiderohen favoritë kryesorë për titullin evropian, karahas Barcelonës dhe Real Madridit.

Koscielny shënoi golin e dytë për Arsenalin në minutën e 85-të, për epërsi të londinezëve me rezultatin 2:0, por kjo ishte e tëra që arritën të bëjnë. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve e luajtur në Londër pati përfunduar me rezultatin 3:1 për Bayernin.

Edhe në takimin tjetër të sotëm rezultati ishte identik. Klubi spanjoll Malaga fitoi me rezultatin 2:0 kundër Benficas së Lisbonës dhe u plasua në çerekfinale me golat e Isco dhe Santa Cruz. Ndeshja e parë ndërmjet lkëtyre dy kundërshtarëve pati përfunduar me fitoren minimale të Benficas.

Shorti për çerekfinale do të hidhet të premten, kur do të dihen katër çiftet çerekfinale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)