Bayerni, 928 minuta pa pësuar gol

Munchen, 28 shtator - Bayern Munchen po e mahnit Evropën. Pasi e filloi sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar humbje në shtëpi në javën e parë të Bundesligës nga Monchengladbach, gjërat filluan të ndryshonin për të mirë për ekipin bavarez.
Ekipi i drejtuar nga Jupp Heynckes nuk ka pësuar asnjë humbje që nga ajo kohë, por nuk ka pësuar më asnjë gol të vetëm.
Do të thotë portieri Manuel Neuer, i cili gjatë verës u transferua në Allianz Arena nga Schalke, nuk e ka nxjerrë topin nga rrjeta që 928 minuta. Një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjë skuadër evropiane këtë sezon.
Gjatë kësaj periudhe, Bayerni ka shënuar plot 28 gola. Dy të fundit, skuadra gjermane i realizoi të martën mbrëma në fitoren 2:0 ndaj Manchester Cityt, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Një fakt interesant është se Bayerni po luan për mrekulli edhe pa njërin prej lojtarëve kryesorë, Arjen Robben, i cili është i lënduar që një kohë. Sulmi i Bayernit udhëhiqet nga Mario Gomez, i cili ka realizuar 10 gola deri tani.