Bayern siguron shërbimet e Xherdan Shaqirit
Mynich, 11 shkurt - Bayern Mynich ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit me origjinë kosovare, por i natyralizuar si zviceran, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri që aktualisht është në radhët e skuadrës së Bazelit, është 20 vjeç dhe nuk ka pasur asnjë dyshim në nënshkrimin e kontratës me klubin gjerman deri në 2016 dhe kjo menjëherë pas kontrolleve mjekësore që ka kryer.
Detajet financiare të këtij operacioni nuk janë bërë të njohura, por flitet shumë se ky operacion i ka kushtuar rreth 12 milionë euro Bayern.
Shaqiri, i cili kishte një kontratë me Bazelin deri në 2014, është përforcimi i parë i Bayern për sezonin e ardhshëm.