Bayern përgatit 12 milion euro për Keita
Munich, 9 shkurt - Gjigandi gjerman, Bayern Munich është duke përgatitur një shumë të madhe parash për të transferuar mesfushorin e Barcelonës në fund të sezonit.
Bavarezët për Seydou Keita ofrojnë 12 milion euro pasi për ta ai është synimi kryesor për afatin kalimtar veror.
Goal.com Spain raporton se Barcelona do të lejojë që Keita të largohet pasi në Camp Nou pritet të vijë superylli i Arsenalit, Cesc Fabregas.
Kontrata e Keitas përfundon në vitin 2012 por një ofertë prej 12 milion euro e Bayernit mund ta bëjë atë Bavarez.