12 Maj 2025

Bayern nuk ka nevojë për Lewandowskin

Mynih, 9 gusht - Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Otmar Hicfeld beson se Robert Levandovski është një lojtar i panevojshëm për Bayern Mynih.

Sipas ish teknikut të skuadrës bavareze, në situatën aktuale, sulmuesi polak do të bënte pak punë, pasi skuadra ka në grup një lojtar shumë të mirë si Mario Manzukiç.

Në vijim, Hicfeld shton se sulmuesi kroat arriti të fitonte vendin e titullarit duke injektuar edhe mentalitetin e fituesit te skuadra bavareze.

64-vjeçari shtron pyetjen se si mund të gjejë hapësira si qendërsulmues Levandovski kur edhe vetë Manzukiç nuk e ka vendin e sigurt në formacion nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Aktualisht Robert Levandovski ka një kontratë me Borusian e Dortmundit deri në vitin 2014 dhe sipas të gjitha gjasave ai do të transferohet në Alianz Arena gjatë sezonit të ardhshëm me parametra zero.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)