Bayern nuk ka ndër mend të blejë Runin dhe Neymar
Munich , 15 maj - Drejtuesit e Bajern Mynich kanë bërë të qartë se kjo skuadër nuk ka ndër mend të blejë as Uejn Runin nga Manchester Unaited e as Neymar nga Santos. Ndonëse dy futbollistët janë përfolur ditët e fundit si alternativa që i interesojnë.
Guardiolës, bavarezët kanë qartësuar gjithçka duke deklaruar publikisht se kjo hipotezë as nuk ekziston.
Nuk e di se çfarë mund ti sjellë Runi Bundesligës, ishte mesazhi i lëshuar nga drejtori sportiv i Bayern Mynich, Matias Samer. Ne kemi respekt të madh për Uejn Runin por nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Nuk ka pasur asnjë kontakt dhe ai nuk është në agjendën tonë. Absolutisht jo.
Më pas, ka qenë zëdhënësi për shtyp i skuadrës gjermane, Markus Horovik që ka siguruar se lajmi për blerjen e mundshme të Neymar ishte një spekulim i mirëfilltë.
Këto histori nuk kanë asnjë lloj baze Kjo është një shpikje, nuk ka asnjë gjë të vërtetë në këtë informacion, tha ai, duke hedhur poshtë spekulimet e orëve të fundit që vinin nga Brazili se lojtari do ti bashkohej bavarezëve me dëshirën për tu stërvitur nga Pep Guardiola.
Spekulimi në fjalë vinte nga ish-zëvendëspresidenti i Santos, Vicente Kashione, i cili i kishte bërë një deklaratë të papritur.
Ky informacion nuk mund të përgënjeshtrohet. E ardhmja e tij nuk do të jetë Spanja. Nuk do të jetë Barcelona apo Real Madrid. E ardhmja e tij është në Gjermani, deklaroi ish-drejtuesi i klubit brazilian që tashmë është kthyer në politikan