Bayern Munich kurorëzohet kampion i Super Kupës së Gjermanisë
Munich, 1 tetor - Bayern Munich u kurorëzua kampion i Super Kupës së Gjermanisë pas fitores 3-2 kundër rivalëve Borussia Dortmund.
Bayern bëri goditjen e parë në minutën e 18-të në Allianz Arena në Mynih kur mesfushori francez Corentin Tolisso shënoi golin e parë në një kundër-sulm.
Ata dyfishuan epërsinë në minutën e 32-të, kur sulmuesi gjerman Thomas Müller shënoi me kokë për bavarezët.
Julian Brandt nga Borussia Dortmund ngushtoi diferencën në minutën e 39-të, kur mesfushori gjerman mposhti portierin Manuel Neuer me një goditje të fuqishme.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Bayern me rezultat 2-1.
Borussia Dortmund barazoi rezultatin në minutën e 55-të kur ylli norvegjez Erling Haaland pranoi një pasim të mirë për të përfunduar i vetëm përballë portierit Neuer.
Mirëpo në minutën e 82-të, Bayern shënoi golin e fitores.
Portieri i Dortmundit, Marwin Hitz, devijoi një goditje nga mesfushori gjerman Joshua Kimmich, por topi u kthye te Kimmich i cili goditi rrjetin.
Me këtë, Bayern fitoi 5 trofetë për sezonin 2019-20 duke përfshirë Bundesliga-n gjermane, Kupën e Gjermanisë, Super Kupën e Gjermanisë, UEFA Ligën e Kampionëve dhe Super Kupën e UEFA-s.