Bayern do të bëj ofertë prej 10 milionë euro për Sahin
Munich, 12 maj - Parashikohet një rikthim në Gjermani për Nuri Sahin. Këtë herë interesi është shfaqur nga ana e Bayern të Munichut, ku aktualisht është duke u vlerësuar hipoteza për të marrë lojtarin nga Real Madrid.
Siç bëhet e ditur nga revista e njohur franceze l'Eqipue gjermanët do të bëjnë një ofertë prej 10 milionë eurosh.
Fantazisti ka gjetur shumë pak hapësira në Realin e Murinjos dhe ai si rrjedhojë është ndjekur nga shumë ekipe, përfshirë këtu Inter dhe Gallatasaray, por në fund ai mund të shkojë në radhët e Bayern.