Bayern blen Pepe Reinën

Munchen, 6 gusht - Pep Guardiola kërkonte një portier që të lejojnte titullarin Manuel Neuer të qëndronte pushim në ndeshje të caktuara dhe më në fund e ka gjetur. Ai është Pepe Reina.
Portieri i Liverpulit i cili sezonin e kaluar luajti i huazuar tek Napoli do të jetë pjesë tashmë e Bayern Munchen, klub me të cilin do të firmosë për tre sezonet e ardhshme.
31-vjeçari do i kushtojë bavarezëve rreth 3 milionë euro.