11 Janar 2025

Bayern, 4 milionë premio për titullin

Munchen, 15 prill - Suksesi paguhet! Gjigantët bavarezë kanë ditur si ta menaxhojnë buxhetin dhe të motivojnë lojtarët për të bërë që ata t’i japin klubit tituj.

Me trajner Jupp Heynckes dhe një super-skuadër në përbërje, bavarezët arritën të kualifikoheshin në gjysmëfinale të Champions-it dhe njëkohësisht fituan titullin kampion që në javën e 28-të, duke shkruar historinë në Bundesligë. Por, çdo mundim e ka një shpërblim.

Teksa Bayern Munchn arkëtoi nga UEFA afërsisht 50 milionë euro këtë sezon dhe pritet që bonuset të shtohen me kalimin në finale, drejtuesit bavarezë nuk janë treguar egoistë për t’i mbajtur vetë të gjitha paratë.

Edhe pse yjet e Bayern kanë rroga të kënaqshme, nga të cilat më e larta është ajo e Ribery (10 milionë euro në sezon), krerët kanë menduar që lojtarët të marrin premio dhe bonuse.

Lind pyetja, pse? Një prej analistëve financiarë të "Bild" shpjegon: "Bayerni është një klub serioz, ndaj çdo lojtar i ka të shkruar në kontratë bonuset dhe premiot. Veç të tjerash, bavarezët e kanë pasur në ideologjinë e tyre këtë strategji. Teorikisht lojtarëve nuk mund t’u interesojë pagesa ekstra, por praktikisht ata nuk i refuzojnë dhuratat".

Ndërkohë, kujtojmë që deri në gjysmëfinale Bayerni ka ofruar 3 milionë euro për kalimin në çerekfinale: 40 mijë euro për kokë për kalimin në 1/8-at dhe 50 mijë euro për kokë për kualifikimin në çerekfinale.

Gjithashtu, për "kokën" e Juventus u dhanë 2 milionë euro, 100 mijë euro për kokë, ndërsa për kalimin në finale dhe fitoren e Kupës së Gjermanisë ende nuk është zbuluar shifra.

Por "Bild" ka zbuluar se "banka" bavareze u ka dhënë për lojtarët 4 milionë euro premio për titullin.

Dy kapitenët Lahm dhe Schweinsteiger kanë qenë përgjegjësit. Siç bëhet e ditur çdo titullar ka marrë 200 mijë euro për kokë, ndërsa lojtarët e stolit janë paguar në bazë të aktivizimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)