Bayern, 30 milion euro për Dzeko
Munich, 15 prill - Edin Dzeko mund ti thotë lamtumirë Manchester City-t. Sipas shtypit britanik, qëndërsulmuesi boshnjak i \"Citiziens\" dhe ish i Wolfsburg nuk po e bind teknikun Roberto Mançini, megjithëse edhe e ardhmja e tij në Manchester është ende e dyshimtë.
Dzeko mund të rikthehet sërish në Gjermani, ku Bayern Mynih është i interesuar për shërbimet e tij. Bavarezët janë gati të paguajnë për të plot 30 milionë euro.
Kjo do të ishte një mundësi e mirë për Dzeko për tu rikthyer në tokën e cila e bëri të famshëm. /