Bayer Leverkusen shkarkon trajnerin
Leverkusen, 2 prill - Bayer Leverkusen njoftoi të dielën largimin e trajnerit Robin Dutt pas një serie rezultatesh të dobta të klubit në Bundesligë.
Duhet të merrnim një vendim të tillë në mënyrë që të arrijmë zonën e kompeticioneve europiane, theksoi për mediat gjermane presidenti i Bayer Leverkusen, Ëolgang Holzhauser.
Deri në përfundim të sezonit skuadrën do e drejtojë trajneri i dytë Sascha Lewandowski dhe trajneri i U-19 të këtij klubi, Sami Hyppia.
Robin Dutt nuk arrin kështu të mbyllë një sezon të plotë në krye të aspirinave dhe bëhet trajneri i tetë i shkarkuar gjatë këtij sezoni në Bundesligën gjermane.
Bayer Leverkusen renditet në vendin e gjashtë me 40 pikë, aq sa Stuttgart, Werder Bremen dhe Wolfsburg.